Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, duke theksuar se partia po përballet me një moment të rëndësishëm reflektimi dhe përgjegjësie.
Në deklarimin e tij pas publikimit të rezultateve preliminare, Abdixhiku tha se rezultati nuk është ai që ishte pritur nga LDK-ja dhe se nevojitet një fazë e re brenda partisë.
“Nuk është rezultati që kemi pritur, ky është një moment reflektimi dhe përgjegjësie. LDK ka nevojë për unitet dhe një fazë të re. Si kryetar, menjëherë do ta thërras Kuvendin dhe për përgjegjësinë mbaj unë si kryetar”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai shtoi se LDK do të analizojë rezultatin zgjedhor dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për reformim dhe forcim të mëtejmë të strukturave partiake.




