Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para preliminare nga zgjedhjet parlamentare, ku partia e udhëhequr nga Albin Kurti po prin bindshëm.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Haxhiu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.
“Të dashur qytetarë, faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.
Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje rezulton të ketë marrë 50.9 për qind të votave.
Publikimi i rezultateve përfundimtare pritet pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.





