Në Mitrovicën e Veriut, dy persona kanë raportuar në polici se u është bërë presion gjatë ushtrimit të të drejtës së tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare të parakohshme.
Rasti është iniciuar si cenim i përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosje, dhe për të është njoftuar prokurori. Zgjedhjet në Kosovë po mbahen të dielën, më 28 dhjetor 2025.




