Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur pa vonesa në të gjitha Qendrat e Votimit. Sipas KQZ-së, materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe votimi po zhvillohet në 948 qendra me gjithsej 2.614 vendvotime.
Të drejtë vote kanë 1.999.204 qytetarë në 38 komuna. Gjatë ditës do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin para orës 20:00.




