Kandidati për deputet nga LDK-ja, Gëzim Hazrolli, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, duke e cilësuar momentin si vendimtar për demokracinë.
Ai votoi së bashku me bashkëshorten, nënën dhe familjen, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
Hazrolli u bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, duke theksuar se çdo votë ka peshë reale dhe është e shenjtë për zhvillimin e vendit.




