Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, pasi ushtroi të drejtën e votës, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.
Ai shprehu bindjen se procesi zgjedhor do të zhvillohet i qetë dhe demokratik, pa probleme, duke uruar që gjithçka të shkojë mbarë deri në përfundim të votimit.




