Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë thirrje për një proces zgjedhor të qetë dhe dinjitoz gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në një postim në Facebook, ai shprehu shpresën që parlamenti i ardhshëm të përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës.
Bosch theksoi se më e mira për vendin do të ishte që rezultatet e zgjedhjeve të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, duke nënvizuar se kjo është ajo që Kosova ka më së shumti nevojë aktualisht. Ai përfundoi deklaratën me urimin: “Rroftë Kosova!”.




