Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka hedhur sot votën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ka bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese.
Jahjaga ka theksuar rëndësinë e çdo vote, duke shkruar: “Unë votova dhe përmbusha obligimin tim qytetar. Ju inkurajoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj, pasi çdo votë ka rëndësi.”




