Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të publikojë sonte në orën 22:00 rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas të dhënave që po përditësohen aktualisht nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin në rezultatet e deritanishme. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet janë preliminare dhe se përditësimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit të votave.




