Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, pasi votoi në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
Ai shprehu besimin se pjesëmarrja do të jetë masive dhe se kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor. Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme janë pasojë e refuzimit të koalicioneve të ofruara më herët dhe theksoi se kjo nuk ka ndodhur për faj të tij.
Ai u shpreh optimist për konstituimin e shpejtë të legjislaturës së dhjetë dhe formimin e qeverisë së re.




