Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi ushtroi të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e cilësoi ditën e sotme si shumë të rëndësishme për demokracinë në Kosovë.
Ai theksoi se vendimmarrja është në dorën e çdo qytetari për ta bërë shtetin më të fortë, më funksional dhe më të zhvilluar.
Limaj u bëri thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë votën me përgjegjësi, duke nënvizuar se përmes saj vendoset se kush do ta udhëheqë Parlamentin dhe institucionet e vendit për katër vitet e ardhshme.




