Qytetarët e Kosovës sot u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e legjislaturës së re të Kuvendit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i përgjithshëm i votuesve është 2.076.290, prej të cilëve 1.999.204 votojnë brenda territorit të Kosovës, ndërsa 77.086 jashtë vendit.
Procesi i votimit brenda vendit po zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2.614 vendvotime.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numrin më të madh të votuesve e ka Kryeqyteti me 219.516 qytetarë, i ndjekur nga Prizreni me 187.233 votues dhe Ferizaj me 121.287 qytetarë në listën e votuesve.





