Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, së bashku me bashkëshorten Melizën.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se çdo votë kontribuon drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, duke ftuar qytetarët të votojnë me përgjegjësi, shpresë dhe besim.




