Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj ka arritur të sigurojë rreth 15 mijë vota në nivel vendi, numër i pamjaftueshëm për të kaluar pragun zgjedhor dhe për të fituar përfaqësim në Kuvend.
Rezultatin më të mirë, Nisma Socialdemokrate e ka shënuar në komunën e Malishevës, megjithatë edhe aty është renditur e dyta, pas Lëvizjes Vetëvendosje.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklarim zyrtar nga përfaqësuesit e këtij subjekti politik lidhur me rezultatin zgjedhor.




