Prej përfundimit të periudhës së votimit, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim publik.
Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja ka marrë 21.17% të votave (182,981 vota), rezultat i ngjashëm me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ndërkohë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren më të madhe në historinë e vendit.




