Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në komunën e Deçanit. Pas votimit, ai ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e vendit.
Haradinaj ka deklaruar se vota është vendimi më i madh që qytetarët mund të marrin për t’i dalë krah Kosovës dhe për të përcaktuar vitet që vijnë. “Iu bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Ky është vendimi më i madh që mund ta marrin për t’i dalë gjithmonë krah Kosovës”, ka theksuar ai.




