Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot në Kosovë. Deri më tani janë numëruar mbi 62 për qind e kutive të votimit.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të dalë fituese vetëm në dy komuna: Skenderaj dhe Drenas, të cilat tradicionalisht konsiderohen bastione të kësaj partie.
Skenderaj dhe Drenasi vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik PDK-së dhe kandidatit të saj, Bedri Hamza. Në komunën e Skenderajt, PDK kryeson bindshëm me 77.73 për qind të votave, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 16.46 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 2.22 për qind.
KQZ pritet të vazhdojë publikimin e rezultateve gjatë orëve në vijim, ndërsa tabloja e plotë e zgjedhjeve do të qartësohet pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të votimit.




