Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, vizitoi më 28 dhjetor 2025 dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ai u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula.
Gjatë vizitës, Qalaj pa nga afër punën e dhomës operative, e cila siguron mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetin e procesit zgjedhor. Ai falënderoi dhe inkurajoi stafin për përkushtimin e tyre, duke vlerësuar rolin e tyre në garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe transparent.




