Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 794 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 21 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 57 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale, kurse 1 aksident me fatalitet.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 9 persona, kurse 5 persona janë dërguar në mbajtje.





