Aleksandër Lumezi ka refuzuar ofertën për t’u zgjedhur Zëvendës-Kryeprokuror i Shtetit, duke iu referuar angazhimeve të tij aktuale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit dhe pjesëmarrjes në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.
Lumezi i ka shprehur keqardhje për refuzimin, por ka vlerësuar propozimin e Agron Qalajt, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Qalaj e kishte propozuar Lumezin për këtë pozitë me qëllim të garantimit të vazhdimësisë institucionale dhe ushtrimit të kompetencave të zyrës, por Lumezi ka vendosur se nuk mund ta pranojë këtë detyrë në këtë moment.




