Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke përgëzuar njëkohësisht qytetarët e Kosovës për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik.
Ai ka theksuar se zgjedhjet dëshmuan pjekuri të lartë demokratike dhe forcën e institucioneve të Kosovës, ndërsa shprehu dëshirën që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë.





