Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj për procesin zgjedhor.
Përmes një postimi në platformën BlueSky, Rudolph vlerësoi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe demokratike, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e reja të vendit.




