Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke vlerësuar procesin si të qetë dhe demokratik.
Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e reja që do të formohen.
Në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u rendit e katërta.




