Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, njoftoi se ekonomia e Kosovës pritet të mbyllë vitin 2025 me rritje prej 3.9% dhe inflacion rreth 3.8%. Për vitin 2026, rritja parashikohet të arrijë 4.1%, ndërsa inflacioni të ulet në 3.4%, me konsumin privat si faktor kryesor të mbështetjes.
Ismaili tha se deficitit i bilancit ka shënuar rritje nga 5% në 7% të GDP-së, ndërsa eksporti i mallrave është ngadalësuar, por eksporti i shërbimeve ka pësuar rritje dyshifrore (13-14%). Importi i mallrave vazhdoi të rritet, ndërsa importi i shërbimeve ka trend rënës.
Remitencat pritet të arrijnë 1.4 miliardë euro, me rritje 3.8% për vitin 2025 dhe 5.2% për 2026, megjithëse pesha e tyre në GDP po bie gradualisht.
Guvernatori po ashtu njoftoi zgjerimin e pranishmërisë së institucioneve financiare në katër komunat veriore dhe rritjen e kredive bankare me rreth 15%, duke arritur 6.5 miliardë euro, pothuajse dyfishim krahasuar me pesë vitet e fundit.




