Ekipi rumun Cluj ka shfaqur interes për transferimin e mesfushorit Etnik Brruti, i cili shihet si zëvendësues i Lindon Emërllahut pas largimit të tij drejt Ukrainës.
Megjithatë, Malisheva nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë lojtarin 21-vjeçar, duke kërkuar të paktën 800 mijë euro dhe 15 për qind të kartonit në rast rishitjeje.
Kontrata e Brrutit skadon në qershor të vitit 2026, ndërsa këtë sezon ai është lojtari kryesor i skuadrës, me katër gola dhe tre asistime në 17 ndeshje.




