Kandidatja për deputete nga LDK, Janina Ymeri, ka reaguar pas nisjes së numërimit të votave, duke kritikuar ndikimin e politikës së shpërndarjes së 100 eurove në zgjedhje.
Ajo tha se rezultati zgjedhor nuk e ka befasuar, duke e lidhur me varfërinë dhe gjendjen ekonomike të vendit, dhe se kjo politikë ka ndikuar në votën e qytetarëve.
Ymeri theksoi se vendi ka zgjedhur të largojë rininë, ndërkohë që qytetarët duartrokasin kryeministrin për shpërblimet monetare. Ajo shtoi se vota përcakton rolin politik, por jo vlerën e individit në jetë, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për të ardhmen e Kosovës.




