Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian.
Një ditë pas zgjedhjeve, përmes platformës X, Kurti falënderoi qytetarët që morën pjesë në votim dhe të gjithë akterët që kontribuuan në një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe pa incidente.
Ai theksoi mirënjohjen për mbështetjen ndërkombëtare nga BE-ja, vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe për partitë motra dhe lëvizjet progresive.
Kurti tha se qytetarët i dhanë Kosovës një mandat të fuqishëm dhe se angazhimi i tij do të jetë për ndërtimin e një shoqërie me dinjitet dhe mirëqenie në qendër.





