Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme si fitore të popullit të Kosovës. Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja ka marrë 49.74% të votave.
Kurti theksoi nevojën për certifikimin e shpejtë të rezultateve dhe formimin e institucioneve, ftoi opozitën për bashkëpunim në Kuvend dhe nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shqipërinë.




