Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës propozimin për emërimin e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, pasi Aleksandër Lumezi refuzoi kandidaturën.
Ai ishte propozuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, për shkak të përvojës së tij profesionale.
Pas refuzimit zyrtar të Lumezit, Qalaj tha se e respekton vendimin e tij dhe për këtë arsye e ka tërhequr propozimin. Procesi për zgjedhjen e zëvendëskryeprokurorit do të rishqyrtohet në të ardhmen.




