Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon verifikimi i votave për subjektet politike dhe numërimi i votave për kandidatët.
Pas numërimit të 10.29 për qind të kutive, Lëvizja Vetëvendosje prin me numrin më të madh të votave, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.
Kandidati më i votuar deri tani është Albin Kurti me 35,364 vota, pasuar nga Glauk Konjufca dhe Hekuran Murati.
Në PDK kryeson Bedri Hamza, ndërsa në LDK Lumir Abdixhiku. Sipas rezultateve preliminare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të përfaqësohet me gjashtë deputetë në Kuvend.




