Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve ku LDK u rendit si parti e tretë, duke vlerësuar lart kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku.
Rama theksoi se Abdixhiku udhëhoqi një proces të thellë reformues në LDK, duke e orientuar partinë drejt standardeve programore, profesionale dhe morale, larg diskursit fyes e përçarës.
Sipas tij, Abdixhiku tregoi dinjitet institucional si në udhëheqjen e procesit zgjedhor ashtu edhe në pranimin e rezultatit, duke respektuar rregullat demokratike dhe vullnetin e qytetarëve, ndërsa vizioni i tij u reflektua edhe në përfshirjen e figurave jashtë partisë në shërbim të publikut.





