Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe kryeministrin e rizgjedhur Albin Kurti pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Begaj theksoi se vota e qytetarëve krijon mundësinë për formimin e institucioneve të reja dhe shpreh besimin se kjo do të shndërrohet në përgjegjësi institucionale për një të ardhme të qëndrueshme dhe të integruar të Kosovës në Evropë.
“Urime, Kosovë! Urime, Albin Kurti!”, shkroi presidenti.




