Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur kur do të tërhiqet nga futbolli aktiv, duke theksuar se pasioni për lojën e mban ende në fushë.
Ylli portugez, i cili së fundmi shënoi dy gola me Al Nassr, deklaroi se objektivi i tij kryesor është të arrijë shifrën historike prej 1000 golash. Aktualisht, Ronaldo numëron 972 gola në karrierë, vetëm 28 më pak se rekordi i synuar.




