Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, Lushtaku tha se Kurti i ka “vjedhur votat” edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë.
Ai theksoi se ky është qëndrim personal dhe i ndryshëm nga ai i kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke shtuar se nuk dëshiron që Kurti të jetë kryeministër, pasi qeverisjen e tij e konsideron si dëmin më të madh që i është bërë ndonjëherë Republikës së Kosovës.




