Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar pas humbjes së partisë që nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor. Ai tha se pavarësisht rezultatit, partia ka vepruar me nder dhe përgjegjësi.
Shala theksoi se pa një rreshtim të qartë të forcave me vizion të përbashkët për shtetin, ndryshimi mbetet i vështirë, por shtoi se nuk ka arsye të ulim kokën, pasi nuk u tërhoqën, nuk u fshehën dhe nuk u dorëzuan.
Ai përmendi se çdo votë dhe besim i qytetarëve është përgjegjësi dhe amanet, duke theksuar që NISMA mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj politike me Fatmir Limajn.





