Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë këtij viti në Shqipëri janë regjistruar 18 raste me fruth, kryesisht në Fier dhe Tiranë. Rasti më i fundit është një fëmijë 3-vjeçar i lindur në Angli, i pavaksinuar.
Specialistja Rovena Daja thekson se shumica e rasteve janë tek fëmijët pa vaksinë ose me një dozë të vetme. ISHP rekomandon vaksinimin sipas kalendarit: doza e parë në 12–15 muaj dhe e dyta në 5 vjeç, për të parandaluar përhapjen dhe komplikacionet serioze që mund të shkaktojë fruthi.
Aktualisht mbulesa vaksinale me dy doza në Shqipëri arrin mbi 92%, ndërsa synimi është mbi 95% për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.




