Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Podujevës.
Si rezultat, kandidati i PDK-së, Isak Shabani, u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal me 21 vota për dhe 1 abstenim, ndërsa asamblistët e LDK-së bojkotuan votimin.
Shabani u zotua për transparencë, ligjshmëri dhe punë në interes të qytetarëve.




