Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një periudhe me dhimbje të forta. Ai publikoi një foto nga spitali, duke zbuluar se operacioni ishte i pashmangshëm.
Alaudini shpjegoi se operacioni u krye për heqjen e gurëve nga kanali urinar. Pas ditëve sfiduese që e testuan shumë, ai konfirmoi se tani është mirë dhe po vazhdon procesin e rikuperimit me optimizëm.
Përkundër ndërhyrjes, moderatori synon të jetë gati për natën e madhe. Ai shpreson që këtë të premte të rikthehet në skenë për primen e parë të Big Brother VIP Kosova 2026, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.





