Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se procesi i numërimit të votave është përmbyllur në 27 komuna, ndërsa deri tani janë procesuar mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.
Sipas tij, numërimi do të rifillojë më 1 janar 2026, nga ora 16:00, në 11 komuna, përfshirë Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin dhe Ferizajn.
Elezi bëri të ditur se deri tani janë procesuar mbi 1,900 nga gjithsej 2,557 vendvotime, ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon edhe vlerësimi i votave nga diaspora, ku janë aprovuar mbi 27,600 pako me fletëvotime.




