Fiqtë janë fruta të shijshëm dhe jashtëzakonisht të shëndetshëm, të cilët ofrojnë shumë përfitime për organizmin. Ata ndihmojnë në trajtimin e problemeve të tretjes si kapsllëku dhe diarreja, si dhe kontribuojnë në lehtësimin e kollës, bronhitit dhe astmës.
Fiqtë janë të pasur me minerale të rëndësishme si magnezi, kalciumi dhe hekur, si dhe me vitamina A dhe K. Përmbajtja e fibrave dhe antioksiduesve i bën ata ideal për një tretje të shëndetshme, për ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet. Kalciumi dhe minerale të tjera ndihmojnë në forcimin e eshtrave dhe parandalimin e osteoporozës, ndërsa vitaminat luftojnë inflamacionin dhe kontribuojnë në një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme.




