Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me gjobën e shqiptuar për shkelje të rregullave zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Supremja ka vlerësuar se pretendimet e LVV-së për shkelje ligjore janë të pathemelta dhe ka konfirmuar se vendimi i PZAP-së është i drejtë, i bazuar në ligj dhe në prova konkrete.
Sipas Gjykatës, disa kandidatë të LVV-së kanë zhvilluar aktivitete fushate në institucione dhe hapësira publike, duke shfaqur simbolet zgjedhore të partisë, çka përbën shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.




