KESCO ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë festave të fundvitit dhe natës së ndërrimit të motmoteve.
Kompania ka rritur kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve duke angazhuar staf shtesë, me qëllim ofrimin e informimit dhe reagimit të shpejtë për konsumatorët.
Njëkohësisht, KESCO u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, veçanërisht gjatë orëve të pikut, duke theksuar se përdorimi racional ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe furnizimin e sigurt për të gjithë.




