Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit 2026.
Ai tha se vendimi për pagën e 13-të është paraparë me Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 dhe se do të procedohet në mbledhjen e parë të Qeverisë, sapo të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e re.
Sipas Kurtit, paga e 13-të u takon të gjithë punëtorëve të administratës publike që kanë punuar 12 muaj gjatë vitit.




