Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar dhe falënderuar mbështetësit pas fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke publikuar fotografi nga fushata.
Sipas rezultateve preliminare, VV ka fituar 49,34 për qind të votave, apo 433,394 vota, ndërsa Kurti personalisht ka marrë 246,144 vota.




