Në një mesazh për qytetarët në fundvit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, falënderoi për çdo votë dhe mbështetje gjatë rrugëtimit të partisë.
Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, rruga e tyre ka qenë e drejtë dhe me vlera. Limaj nënvizoi se viti i ri sjell përgjegjësi dhe punë të re, duke ecur drejt qëllimeve me bashkim, pjekuri dhe vizion për të ardhmen e Kosovës.
Ai përfundoi duke u shprehur se gjithçka e ndërtuar deri tani nuk ndalet, por forcohet.




