Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Arian Tahirin, kandidatin e dytë më të votuar në PDK pas Bedri Hamzës, duke e quajtur “yll në ardhje” dhe trim që nuk frikësohet nga kundërshtarët politikë.
Lladrovci e vlerësoi Tahirin si fitues moral në nivel lokal dhe fitues real në nivel nacional, duke i uruar suksese të mëtejme në karrierën politike.




