Presidentja Vjosa Osmani vizitoi fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, në ditën e fundit të vitit 2025.
Ajo vlerësoi guximin, forcën dhe shpresën që këta fëmijë tregojnë edhe në rrethana të vështira, duke theksuar se dashuria dhe shpresa janë forca më e madhe shëruese.
Presidentja falënderoi stafin mjekësor për përkushtimin e tyre dhe uroi që viti i ri 2026 të sjellë shëndet, shërim dhe gëzim për fëmijët dhe familjet e tyre.




