Policia kufitare e Serbisë ndaloi dy shtetas shqiptarë, S.L. (2002) dhe B.U. (2000), në pikën kufitare të Merdarit, pasi iu gjetën 30 kilogramë kokainë në një furgon “Mercedes” me targa shqiptare.
Të arrestuarit mbahen deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, nën dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të drogës.




