Një hetuese policore në rajonin e Stokholmit është akuzuar për mashtrim të rëndë, pasi për tre verë radhazi u raportua si e sëmurë menjëherë pas pushimeve vjetore, ndërkohë që ndodhej me pushime në Ballkan, në Prizren. Kërkesat e saj për pushim nuk ishin aprovuar, por ajo kishte deklaruar pushim mjekësor dhe kishte përfituar mbi 17 mijë korona suedeze në pagesa për sëmundje.
Hetimet zbuluan se biletat e kthimit ishin rezervuar pas datës kur duhej të ishte rikthyer në punë. Ajo i ka mohuar akuzat, duke thënë se kishte probleme psikike, por autoritetet e kanë akuzuar për abuzim të besimit publik. Për mashtrim të rëndë, ligji suedez parasheh dënim deri në gjashtë vjet burg.




