Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie, vizitoi kufirin Rafah që lidh Egjiptin me Gazën për të takuar palestinezët e plagosur dhe punonjësit humanitarë që shpërndajnë ndihma.
Gjatë vizitës, ajo u informua mbi shpërndarjen e ndihmave dhe diskutoi me anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe dhe shoferë kamionësh për nevojat urgjente në terren. Kjo vizitë vjen dy muaj pas misionit të saj në Kherson, Ukrainë, ku vizitoi spitale dhe refugjatë.
Jolie, e cila ka realizuar mbi 60 misione humanitare dhe ka shërbyer si Ambasadore e UNHCR-së, theksoi në Instagram angazhimin e saj për mbrojtjen dhe të drejtat e refugjatëve.




